Java e konsumatorit, ankesa online ndaj subjekteve

878

15 marsi është Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, është një ditë ku ata duhet të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre.

Slogani i këtij viti është: “Konsumator: informohu, këshillohu, ankohu”. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes informon se pranë drejtorive të saj trajtohet çdo ankesë lidhur me shërbimet apo produktet jo ushqimore që konsumatorëve u ofrohen sot në treg. “Tashmë konsumatori mund të aplikojë online për çdo ankesë që ai ka me tregtarin”, bëjnë të ditur burime zyrtare të MZHETTS-së.

Për t’u ardhur më pranë gjithë konsumatorëve, MZHETTS në bashkëpunim me bashkitë kemi krijuar zyrat e mbroijtjes së konsumatorit, fillimisht si projekt pilot në tre bashki: Elbasan, Lushnje, Tepelenë. Në këto bashki po zhvillohet një fushatë ndërgjegjësimi dhe një sërë aktivitetesh për të informuar dhe fuqizuar rolin e konsumatorit në mbrojtjen e interesave ekonomike të tij në treg.