Ju mjaftojnë një palë atlete dhe pak vullnet për t’u ndjerë shkëlqyeshëm

20

Të gjithë shkencëtarët janë të një mendje se sporti është një ilaç për shëndetin kardiovaskular dhe metabolik.

Stërvitja përmirëson mirëqenien psikofizike pasi, pas një ndeshjeje tenisi në mëngjes ose një noti para darkës, çlirimi i endorfinës jep kënaqësi dhe lumturi duke eliminuar stresin

Sipas ekspertëve nga Universiteti i Tsukuba, në Japoni, disa minuta vrap ju lejojnë të rrisni rrjedhjen e gjakut në zonat e korteksit dypalësh paraballor, pjesa e trurit që luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e humorit dhe funksionet ekzekutive.

“Ne tashmë e dimë, nga kërkime të tjera se aktiviteti fizik në përgjithësi përmirëson shëndetin fizik dhe mendor, por janë bërë relativisht pak analiza mbi përfitimet konkrete të vrapimit në krahasim me sportet e tjera, si çiklizmi’’, shpjegon biokimisti Hideaki Soya, autor kryesor i studimit.

Ju mjaftojnë një palë atlete dhe pak vullnet i mirë për t’u ndjerë shkëlqyeshëm.