FOTOT/ Ndërtohet shkolla model për 500 nxënës në Borizanë

11

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Haxhi Qira” në Borizanë të Krujës, nxënësit së fundmi janë rikthyer në mjedise të reja e moderne të rindërtuara falë programit “EU4Schools”.

477 nxënës, 34 mësues dhe rreth 4500 banorë të komunitetit po gëzojnë tashmë një investim të së ardhmes, që i ngjajnë çdo shkolle në Evropë: me izolim termik të fasadës, me sistem ngrohjeje e ftohjeje, me sistem për mbrojtjen nga zjarri, kamera sigurie, instalime elektrike, instalime të sistemit të Teknologjisë së Informacionit dhe rrjetit.

Ky institucion është pjesë e programit “EU4Schools”, financuar nga BE me 75 milionë euro dhe zbatuar nga PNUD, falë të cilit po rindërtohen/riparohen 63 objekte arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues dhe ku përfitojnë në total rreth 24,000 fëmijë, nxënës e mësues, duke u siguruar atyre mjedise të standardeve më të larta evropiane.