Kampionati Botëror i Arteve Marciale, Pogradeci fiton 13 medalje

322

Me mbështetjen e Bashkisë së Pogradecit, ekipi i qytetit i Arteve Marciale “Pogradeci Kung Fu” mori pjesë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Selanik të Greqisë me organizimin e federatës së këtij vendi. Ekipi i Pogradecit u përfaqësua me 9 lojtarë në këtë garë ndërkombëtare në disa disiplina të moshave të ndryshme duke arritur një rezultat historik. Në përfundim të kampionatit, garuesit pogradecarë fituan 9 medalje ari, 3 medalje argjendi dhe një medalje bronxi. Trajneri i ekipit të Pogradecit, Dritan Lushka u shpreh se ky rezultat erdhi pas një stërvitje të gjatë dhe serioze të talenteve të qytetit. “Morëm një rezultat historik dhe kjo falë talenteve që kemi në ekip. Falenderojmë Bashkinë e Pogradecit që mundësoi pjesëmarrjen tonë në këtë kampionat duke ia shpërblyer me 13 medalje dhe ngritjen e flamurit shqiptar. Ishte krenari të dëgjoje himnin shqiptar 9 herë në podium në prani të qindra tifozëve”, tha Lushka.
Sportistët që morën pjesë në këtë kampionat ishin:
1) Dritan Lushka tranjer i Pogradecit kung fu
2) Artjol Bregu Pogradeci kung fu
3) Egi Cela Pogradeci kung fu
4) Flori Hoxhallari Pogradeci kung fu
5) Kevi Sokoli Pogradeci kung fu
6) Ermal Kapri Pogradeci kung fu
7) Arsa Gorica Pogradeci kung fu
8) Kristina Bregu Pogradeci kung fu
9) Enxhi Hamzallari Pogradeci kung fu

Më të dalluarit me medalje ishin Flori Hoxhallari, Kristina Bregu dhe Ermal Kapri. Në këtë kampionat morën pjesë ekipe nga 13 shtete të ndryshe si nga Anglia, Hungaria, Turqia, Bullgaria, Maqedonia etj.

13244792_1094527327275792_1375069836130019490_n 13260240_1094527447275780_2810639059668971572_n 13265952_1094527407275784_7191020437207246321_n 13327460_1094527330609125_963811344458906546_n 13332820_1094527333942458_2336672903232456202_n

Burimi: Bashkia Pogradec fb