KESHILLA/ 11 mënyra për të kursyer energji elektrike, ja çfarë duhet të bëni

189

Eshte dimer dhe per shume nga ne, ngrohja behet me energji elektrike. Sigurisht, faturat ne dhjetor, janar dhe shkurt vijnë më të larta, por ka disa tenkika që mund t’iu ndihmojnë të kurseni energji elektrike.

Mos i lini dritat ndezur

Kjo është një objektivë e thjeshtë që mund të arrihet shumë lehtë. Mundohuni t’i fikni dritat e dhomave ku nuk qëndron askush. E gjithë kjo mund t’ju duket e parëndësishme, por do të zvogëlojë çmimin e përgjithshëm të faturës mujore.

Bëni dush të shpejtë

Dikush mund të pyes se çfarë ka lidhje kjo me kursimin e energjisë elektrike, mirëpo ne do t’ju tregojmë që uji shpenzon energji elektrike për t’u ngrohur. Kështu, nëse nuk e zgjatni shumë dushin me ujë të ngrohtë, kjo do të ndikojë në zvogëlimin e shumës së faturës.

Mbushni makinat larëse plot para se t’i përdorni

Ndonjëherë ne e lëshojmë enëlarësen me vetëm pak enë dhe kjo ndodhë edhe me makinën e rrobave. Prisni deri sa t’i mbushni këto pajisje elektrike plot dhe pastaj lëshoni të kryejnë funksionin e tyre. Në këtë mënyrë ju do të kurseni energji elektrike më shumë se zakonisht.

Mbani dyert dhe dritaret të mbyllura

Gjatë stinës së dimrit, mundohuni t’i mbani dyert dhe dritaret e mbyllura, sepse kështu nxehtësia qëndron më shumë në dhomat tuaja, sidomos në rastet kur e përdorni energjinë elektrike si burim ngrohjeje.

Hiqni nga priza pajisjet elektrike që nuk i përdorni

Edhe kur pajisjet elektrike nuk janë të ndezura ose në përdorim, ato shpenzojnë energji elektrike nëse janë ende të kyçura në prizë. Në vend që t’i hiqni nga priza një nga një të gjitha këto pajisje, investoni në një kabllo vazhduese nga ku mund t’i ndalni të gjitha në të njëjtën kohë me një buton të vetëm.

Frigoriferi

Ky elektroshtëpiak kaq i domosdoshëm për ne, është një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë. Konsumon edhe më shumë se kondicioneri. Prandaj këshillohet që dera e tij të mos qëndrojë për një kohë shumë të gjatë e hapur, të mos vendosen gjëra të ngrohta në frigorifer dhe të mos lejohet formimi i akullit në pjesën e pasme të tij. Gjithashtu, nëse jeni në kërkim të një frigoriferi të ri, kini parasysh diçka: sa më i madh frigoriferi, aq më shumë harxhon.

Dushi

Instaloni një kokë dushi të vogël: sa më i ulët presioni aq më pak ujë të ngrohtë harxhon dhe për rrjedhojë kursen energji. Te termostati i dushit caktojeni temperaturën në 50 gradë Celsius. Uji i fortë krijon copëza të ngurta rreth rezistencës së dushit, duke e ulur efiçencën e saj, prandaj këshillohet që rezistenca e dushit të pastrohet çdo 6 muaj. Kur nuk jeni në shtëpi, mos e mbani dushin në prizë.

Televizori

TV Plazma janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë, prandaj nëse doni të kurseni, zgjidhni një LCD. Por ndryshimi qëndron edhe tek madhësia, prandaj midis një 32” dhe një 55”, zgjidhni të parin.

Kompjuteri

Fikeni kompjuterin nëse nuk do e përdorni për më shumë se 20 min. Reduktoni kontrastin/ndriçimin e ekranit. Ndërroje desktop-in për një lap-top, sepse harxhon më pak energji. Ndërroje ekranin e vjetër të kompjuterit me një LCD, për te njëjtën arsye.

Llambat

Përdorni llamba në Watt më të ulët të nevojshëm (40 W në vend të një 60 W). Përdorni llambat fluoreshente, në vend të atyre inkadeshente. Rrojnë më gjatë dhe harxhojnë më pak. Kur dilni nga dhoma, fikeni llambën. Për ambientet e jashtme, përdorni dritat me sensor lëvizjeje.

Sytë te etiketa

Përpara se të blini një elektroshtëpiake të re, kontrolloni etiketën e furnizimit me energji për klasifikimin e aparaturës në piramidën e efiçensës së konsumit të energjisë. Eletroshtëpiaket që kanë etiketën A+ janë me efiçente dhe kursimtare me konsumin e energjisë.