Ja për sa kohë mund ta ruani në frigorifer gjelin e detit dhe lëngun e tij

53

Mishi i mbetur i gjelit të detit mund të përdoret për përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm që shfrytëzohet për gjellëra dhe supa të ndryshme. Përveç përfshirjes në gatim, ky lëng është shumë i mirë për shëndetin e stomakut. Xhelatina që përfitohet gjatë zierjes së mishit përmirëson tretjen dhe lufton inflamacionin në trup. Konsumi i këtij lëngu forcon sistemin imunitar dhe nxit prodhimin e kolagjenit në trup.

Si Ta Përgatisni Lëngun e Gjelit të Detit

Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:
Mishi dhe kockat e gjelit që kanë mbetur nga darka e vitit të ri,
2 kërcenj selinoje të prera në copa,
1 karrotë e madhe e prerë në copa,
1 qepë e ndarë në katër copa,
1 gjethe dafine,
1 lugë çaji piper të zi kokërr,
6 tufa trumzë të freskët.

Hidhini të gjithë përbërësit në një tenxhere të madhe dhe mbusheni me ujë. Pasi të marrin valë, uleni temperaturën në nivel të ulët dhe lërini të ziejnë duke i përzier herë pas here deri sa aroma e gjelit të detit të mbizotërojë ndaj të tjerave. Kjo kërkon diku tek 2 deri në 3 orë. Më pas, kullojeni lëngun dhe hidheni në kavanozë qelqi. Pasi lëngu të jetë ftohur në temperaturë ambienti, futini kavanozët në frigorifer.

Për Sa Kohë Mund Ta Ruani Lëngun e Gjelit të Detit në Frigorifer ose Ngrirje

Ekspertët thonë se lëngu i gjelit të detit duhet futur në frigorifer brenda dy orësh nga përgatitja. Ai duhet ruajtur në enë të mbyllura mirë dhe është i sigurtë për konsum nga 3 në 4 ditë. Nëse dëshironi, kavanozët mund t’i fusni në ngrirje ku mund të qëndrojnë pa frikë për 4 deri në 6 muaj.

Për Sa Kohë Mund Ta Ruani Gjelit të Detit në Frigorifer ose Ngrirje

Mishi i gjelit të detit mund të konsumohet për tre deri në katër ditë nëse e ruani atë në frigorifer. Gjatë kësaj periudhe ai mund të ringrohet vetëm një herë. Nëse e ruani gjelin e gatuar në ngrirje, ai është i sigurtë për dy deri në gjashtë muaj.