Këshilla se si të ushqehemi në kohë pandemie, ja si të rrisni imunitetin

33

Shpesh herë ne gjendemi përpara dilemës se si duhet të ushqehemi dhe çfarë duhet specifikisht të konsumojmë në mënyrë që të ndihmojmë organizmin tonë të rrisi imunitetin.

Këshillat e mjekëve janë nga më të ndryshmet si aktiviteti fizik në ambiente të hapura, vitaminoterapia, konsumimi i produkteve sa më të freskëta dhe që të jenë kryesisht produkte lokale dhe jo inporti, e shumë këshilla të tjera.

Në vendin tonë funksionon Instituti Kombëtar i Ushqimit { IKU } i cili këto kohët e fundit ka dal me një studim të fundit në lidhje me Konsumin ushqimor që duhet të kemi parasysh dhe të konsumojmë më tepër në këtë periudhë pandemie.

Ky studim na tregon se konsumi i sa më tepër i drithërave dhe karbohidrateve të mira, por edhe i proteinave mundëson një imunitet të lartë dhe që të mbrohemi nga infeksione dhe viruse të ndryshme.

“IKU” jep disa rregulla bazë:

1- Shmangni ushqimet e konservuara, pasi ato kanë në masa të mëdha kripe dhe sheqeri.

2- Mos konsumoni ushqime të konservuara që kanë në përbërje shurup misri, fruktozë, vaj palme etj

3- Kini kujdes nga produktet që ju bëjnë alergjik

4- Blini ushqime sa më të freskëta dhe të stinës

5- Shmangni ushqimet e skuqura

6- Përdorni sa më shumë perime të stinës dhe gatuajini në avull ose të pjekura (jo të skuqura)

Pra sikurse kemi dëgjuar shep herë por sidomos vitin e fundit me shfaqjen e pandemisë Covid 19, duhet të jemi të vetëdijshëm se dieta e shëndetshme ushqimore është çelësi që na  ndihmon të parandalojmë të gjitha sëmundjet.