Këshillat e ekspertëve: Si të mbrojmë ushqimet, si të veprojmë me frigoriferin në verë

23

Vera është periudha më e mirë për të shijuar fruta dhe perime të freskëta të stinës, por gjatë kësaj kohe, ushqimet kanë tendencën të bëhen një vatër bakteresh që shumëfishohen shpejt dhe shkaktojnë një sërë helmesh.

Moti i ngrohtë i prish ushqimet dhe ju detyron t’i hidhni ato në plehra më shpejt se zakonisht. Ushqimet mund të bëhen vatër bakteresh që shumëfishohen shpejt duke shkaktuar një sërë helmesh që na dëmtojnë shëndetin.

Por, si parandalohet prishja e tyre? 

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë: “Termostati duhet të gradohet në një temperaturë më të ulët, krahasuar me dimrin. Pastrojeni rregullisht frigoriferin dhe përdorni ujë të nxehtë me pak uthull për të larguar aromën e padëshiruar. Ndani në zona të caktuara në frigorifer ushqimet e gatuara nga të freskëtat. Nëse udhëtoni, ushqimin mbajeni në enë të izoluara termike dhe përpiquni të arrini sa më shpejt në destinacion. Perimet me bazë ujore duhen ruajtur në vende të freskëta. Ushqimet e ngrohta duhen ruajtur në atë temperaturë ose zier dhe më pas lërini të ftohen. Ringrohini sërish pas disa orësh”.

Sipas tyre, ushqimet janë të sigurta në frigorifer vetëm për aq kohë sa thuhet në etiketë. Ndaj, nëse keni dyshime mbi një ushqim të ruajtur për një kohë të gjatë, më mirë hidheni atë.