Këto vreshta mahnitëse nuk janë as në Francë e Itali, por dy fshatra shqiptarë

138

Franca dhe Italia njihen për vreshtat e shumëta që kanë, të cilat i japin pamje të bukur atyre, mirëpo as në Kosovë nuk mungojnë këto pamje piktoreske!  Janë  dy qytete të cilat kanë hapësira të shumëta të mbjellura me vreshta, e të cilat tej bukurisë përpunohen për vera.

Bëhet fjalë për Suharekën dhe Rahovecin. Këto pamje kaq të bukura janë bërë në qytetin e Suharekës, mbi vreshtat që po i japin një pamje mahnitëse kësaj zone.

Vreshtat në Suharekë ndodhen përkatësisht në pjesën e fshatrave Samadraxhë, Studenqan, dhe Neprebisht.

Me vjeljen e hardhisë së rrushit të tryezës dhe rrushit për prodhimin e verës dhe rakisë nga Suhareka, furnizohen shumë kompani kosovare.