Histori suksesi/ Ky është libri shqip më i njohur në botë

132

Romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, është libri shqip më i njohur në botë.

Ndërsa, Turqia ka Orhan Pamukun me librin “Unë jam e kuqja, Franca me “Të Mjerët”, nga Victor Hugo, Rusia “Lufta dhe Paqja” nga Tolstoy, etj.

Këto rezultate janë nxjerrë nga përdoruesi “BackFoward”, që ka krijuar hartën letrare të botës me librat që janë më të njohurit nga secili shtet, dhe janë veprat më të lexuara të përkthyera.

Romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar.

Rrethanat e zhdukjes të kolonelit e ndërlikojnë shumë situatën. Pas shumë mundimeve të kota, eshtrat a kolonelit nuk u gjetën. Dhimitër Anagnosti e bazoi filmin e tij “Kthimi i ushtrisë së vdekur” mbi romanin e Kadaresë.