Për disa dekada, Koeficienti i Inteligjencës (IQ) është përdorur për të matur përafërsisht inteligjencën e një individi ose një gr upi individësh në raport me pjesën tjetër të popullsisë.
IQ-ja e çdo personi vlerësohet me metoda të ndryshme, të cilat zakonisht përfshijnë teste me pyetje ose procedura me objekte të specifikuara.
Sipas World Population Review, shumica e njerëzve në mbarë botën (rreth 68%) kanë një IQ nga 85 në 115. Ata pak që kanë një IQ mbi 140,u përkasin gjenive.
Aty shohim se Japonia është në vendin e parë me IQ mesatare të popullsisë së saj që arrin në 106.49, e ndjekur nga Tajvani (106.57), Singapori (105.89), Hong Kongu (105.37) dhe Kina (104.10).
Shtetet evropiane që kanë arritur të përfshihen në top dhjetëshen janë Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), Lihtenshtajni (101.07), por edhe Holanda, si dhe Gjermania me një IQ mesatare 100.74.
Greqia është në vendin e 55-të me një IQ mesatare prej 90.77, poshtë Q ipros fqinje (është e 47-ta me 93.39) dhe Bullgaria (e 54-ta me 90.99), ndërsa Turqia është e 77-ta me 86.8 dhe Shqipëria (109-ta me 81.75).