Kompania zvicerane e këpucëve në Fushë-Prezë rrit kapacitetet prodhuese

26

Sipërmarrjet e huaja në Shqipëri po konsolidojnë në vijimësi ecurinë e investimeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.

Një shembull i suksesshëm i këtij realiteti është edhe kompania zvicerane e prodhimit të këpucëve klasike si edhe këpucëve mjekësore rehabilituese, që është vendosur në Shqipëri, në zonën e Fushë-Prezës që prej vitit 2019.

Zvicra është investitori i dytë më i madh në Shqipëri për vitin 2020.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja zvicerane në Shqipëri zunë vendin e dytë në renditje pas Holandës, me një total në vlerën 164 milionë euro në 9-mujorin e vitit 2020, ose 8,6 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë.