Kivi, fruti magjik! Efektet pozitive në shëndet

47

Kivi ka shije intensive dhe është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidantë dhe përmban vitaminë C dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.

Është e rëndësishme të theksohet se kivi përmban një sasi të madhe të vitaminave C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant dhe përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve, që nga problemet kardiovaskulare, kanceri si dhe obeziteti.

Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj. Kivi i përmban të dyja këto vitamina në sasi të lartë. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti, sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë, sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë të dëbojmë ato.

Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe zvogëlojnë probabilitetin e sulmeve të zemrës.