Konkursi për infermierë, publikohen datat kur do të zhvillohet testimi në secilin qark

82

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastitliu ka njoftuar shpalljen e konkursit Infermierë për Shqipërinë. Testimi me shkrim për infermierët dhe profesionistët të shkencave mjekësore teknike do të zhvillohet në Godinën e Lëndëve Paraklinike, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza.”

Ndërkohë, sa i takon datave dhe orarit sipas profileve, ata do të jenë si më poshtë:

  1. Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12.00.
  2. Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12.00.
  3. Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12.00.
  4. Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12.00.