Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë bashkëpunimin në sport

10

Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të bëjnë hapa tutje në thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sportit.

Në këtë drejtim është zhvilluar edhe një takim ndërmjet zëvendësministres së Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani dhe zëvendësministrit për Arsim dhe Sport në Shqipëri, Endrit Hoxha, përcjellë KosovaPress.

Në këtë takim u diskutua për koordinim dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e sportit. Po ashtu për promovim dhe fuqizim ndërkombëtar të sportit dhe bashkërendim të aktiviteteve.

Pjesë e takimit ishin edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretari i KOK-ut, Besim Aliti, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima dhe Gentian Shala, sekretar koordinues i marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri.

/ata.gov.al