Krahasimi i legjendave, formula e profesorit të Oksfordit zbulon lojtarin më të madh të të gjitha kohërave

243

Një matematikan i Universitetit të Oksfordit pretendon se ka zgjidhur debatin më të vjetër në futboll, kush është lojtari më i madh i të gjitha kohërave?

Duke përdorur një algoritëm unik që merr parasysh arritjet në klub dhe në skenën ndërkombëtare të lojtarëve, Dr Tom Crawford krahasoi legjendat e futbollit në të gjitha epokat, në kërkim të përgjigjes përfundimtare.

Ai është përpjekur të zgjidhë debatin “G.O.A.T” një herë e përgjithmonë në emër të LiveScore.

Dhe rezultati është ky: Dr Crawford ka zbuluar se djali i ri i Manchester United, Cristiano Ronaldo është më i madhi i të gjitha kohërave.

Ylli portugez, i cili është gati për debutimin e tij të dytë në “Old Trafford” në ditët në vijim, doli përpara rivalit të tij argjentinas Lionel Messi, si dhe ikonave Pele, Ferenc Puskas, Alfredo Di Stefano dhe Diego Maradona.

Dr Crawford, një tifoz i madh i futbollit vetë, krijoi shtatë kategori mbi të cilat do të vlerësoheshin legjendat.

Për t’u kualifikuar në studim, lojtarët duhej të kishin fituar të paktën dy “Topa të Artë” ose të njiheshin si të mëdhenj në epokën para vitit 1956, kur u krijua çmimi prestigjioz, shkruan Gazeta SHQIP.

Kjo u pasua me një listë të ngushtë të përbërë nga Cristiano Ronaldo, Messi, Pele, Maradona, Marco van Basten, Johan Cruyff, Puskas, Di Stefano, Ronaldo (fenomeni brazilian) dhe Michel Platini.

Ja formula që aplikoi

1. Trofetë (vendase dhe evropiane) të fituara në nivel klubi.

2. Çmimet e fituara në nivel ndërkombëtar – 150 pikë për një Kupë Bote, 100 për Kampionatin Evropian ose Copa America, me shtesa për fitoret e Këpucës së Artë

3. Golat e shënuar në nivel klubi

4. Golat e shënuar në nivel ndërkombëtar

5. Votat e marra në Topin e Artë – numri i votave të dhëna fituesit të Topit të Artë pjesëtuar me numrin e përgjithshëm të votave të dhëna për tre lojtarët kryesorë. Kjo u shumëzua më pas me 100 për të dhënë një përqindje.

6. Rekordet individuale – për shembull, golashënuesi më i mirë për një klub ose komb, ose golashënuesi më i mirë në një garë.

7. Sezonet ‘Z-Factor’ ose ‘fushatat që janë të jashtëzakonshme matematikisht‘ ku golat e lojtarëve e udhëhoqën ekipin e tyre drejt lavdisë.

Krahasimi i legjendave, formula e profesorit të Oksfordit zbulon lojtarin

Në trofetë në nivel klubi, Cristiano Ronaldo, i cili ka një CV të pabesueshme të përbërë nga shtatë tituj lige në tre vende të ndryshme, plus pesë fitore në Ligën e Kampionëve me Manchester United dhe Real Madrid, fitoi me diferencë të ngushtë ndaj Messit.

Faktori i dytë në ekuacion mori parasysh çmimet ndërkombëtare, me 150 pikë të dhëna për fitoret e Kupës së Botës dhe 100 për Kampionatin Evropian ose Kupën e Amerikës.

Duke pasur parasysh që ylli brazilian Ronaldo (fenomeni) fitoi dy Kupat e Botës dhe dy Kupat e Amerikës, nuk ishte befasi e madhe që ai fitoi këtë raund për të marrë maksimumin 100 pikë në ofertë.

Kriteri e tretë ka të bëjë me golat e shënuar në futbollin e klubeve dhe këtu shohim që legjenda hungareze Puskas, e cila kishte një rekord mahnitës prej 625 golash në 629 ndeshje, merr pikët e plota, shkruan Gazeta SHQIP.

Pele, me rekordin e tij 643 në 659 për klubin brazilian Santos, nuk ishte shumë prapa dhe ai në fakt merr kryesimin e përgjithshëm në këtë fazë.

Nuk është për t’u habitur, kategoria tjetër janë golat ndërkombëtarë dhe këtu Cristiano Ronaldo kthehet në krye të tabelës së klasifikimit, pasi sapo kaloi Ali Daei të Iranit për të marrë rekordin e golashënuesve ndërkombëtar të të gjitha kohërave.

Ylli i Portugalisë ka shënuar 111 gola për vendin e tij.

Kriteri i pestë në algoritmin e profesorit kishte të bënte me fitimin e Topit të Artë, ose më konkretisht, me votat e Topit të Artë. Pele merr rezultatin më të lartë, por Cristiano, i cili ka fituar pesë herë çmimin, është në gjendje të ruajë epërsinë e tij të përgjithshme.

Ronaldo kryeson edhe në kategorinë e gjashtë, e cila merr parasysh rekordet individuale. Sulmuesi portugez nuk është vetëm golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave, por mban gjithsej pesë rekorde të ndryshme botërore.

Së fundi, Dr Crawford krijoi diçka të quajtur” Z-Factor”, e cila bazohet në sezonet në të cilat golat e lojtarëve e udhëhoqën ekipin e tyre drejt lavdisë.

Messi, golat e të cilit e kanë dhënë Barcelonës 10 tituj të ligës dhe katër “Champions League”, del në krye këtu me një distancë.

Krahasimi i legjendave, formula e profesorit të Oksfordit zbulon lojtarin

Por nuk është e mjaftueshme për ta rrëzuar Ronaldon nga vendi i parë në llogaritjen përfundimtare me formulën që sugjeron se ai me të vërtetë është lojtari më i madh i të gjitha kohërave.

Dr Crawford tha: “Si një tifoz i madh i futbollit, kam debatuar gjatë me miqtë e mi se kush është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Ndërsa Cristiano Ronaldo ka dalë në krye nga algoritmi im, është e qartë se të gjitha statistikat e lojtarëve të tjerë janë absolutisht të jashtëzakonshme, dhe jam i sigurt se debati do të vazhdojë!”.

Gjithsesi debati nuk është mbyllur. Legjendat ndryshojnë në varësi të epokave që kanë luajtur dhe gjithsecili ka idhullin e tij.

Por kjo formulë jep një panoramë orientuese.