Krijohet superbateria/ Mban të karikuar telefonin për 5 ditë dhe makinën elektrike për 1.000 kilometra

58

Studiuesit australianë pretendojnë se ata kanë zhvilluar një bateri që mund të mbajë një smartphone të ngarkuar për pesë ditë ose të drejtojë një makinë elektrike për 1.000 kilometra. Nëse teknologjia do të përdoret gjerësisht, do të përfaqësonte një përparim të rëndësishëm në kërkimin e energjisë së gjelbër dhe efikase.

Ekipi nga Universiteti Monash në Melbourne thotë se bateria litium-squfur që kanë krijuar është “më e efektshmja në botë” dhe mund të tejkalojë bateritë tradicionale me katër herë. Studiuesit thanë që ata janë “në prag” të komercializimit të inovacionit dhe pretenduan se kanë nisur krijimin e baterisë si rrjedhojë e ‘luftës kundër ndryshimit të klimës’.

Shumica e baterive tregtare janë jon-litium, por alternativat e litium-squfurit kanë qenë prej kohësh tërheqëse për shkak të densitetit të tyre më të lartë të energjisë dhe aftësisë për të fuqizuar objektet për një afat më gjatë.

Sidoqoftë, bateritë litium-squfur kanë tendencë të kenë një jetëgjatësi më të shkurtër. Sipas ekspertëve të institucionit të baterive Faraday, përdorimi i gjerë i baterive litium-squfur përballet me “pengesa të mëdha” që burojnë nga “natyra izoluese” e squfurit dhe degradimi i anodës metalike të litiumit. Sidoqoftë, ekzistojnë disa sfida dhe kufizime që lidhen me teknologjinë.