Kriteret e pranimit në Mjekësi, 500 studentë të rinj për vitin e ardhshëm akademik

50
Universiteti i Mjekësisë ka shpallur kriteret e pranimit për maturantët, që duan të nisin studimet për mjekësi në vitin akademik 2024-2025.

Kriteret janë njësoj si të vitit të kaluar. 70% të pikëve janë ato kritere që kanë qenë historikisht në këtë universitet.

Në vitin e ri akademik do të pranohen 500 studentë të rinj në mjekësi ku mesatarja e lartë afro 9.8 të atyre që fitojnë të drejtën e studimit bën diferencën me kriterin e pranimit që është mbi 8.5.

 

Brenda muajit prill do të bëhet një testim studentëve për të parë rezultate gjatë këtij viti nëse përkojnë me atë të testimit të informatizuar apo dhe me rezultatet e maturës shtetërore. Pas një viti pyetjet e testimit të informatizuar do të bëhen në bashkëpunim më Universitetin e Kembrixhit për të rritur edhe më shumë cilësinë e studentëve.

Vitin e kaluar maturantët zhvilluan për herë të parë testimin e informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

/ata.gov.al