Kush dominon? Njihuni me 10 atletët me fitimet më të larta të kësaj dekade

30

Fundi i vitit 2019 shënon mbylljen e një dekade dhe hapjen e një të reje. Për këtë arsye revista e biznesit ‘Forbes’ ka përgatitur një listë me 10 atletët të cilët kanë fituar më shumë gjatë kësaj dekade, me peronazhe të cilët vijnë nga shumë sporte të ndryshme.

Padiskutim vendin e parë e mban boksieri amerikan Floyd Mayweather, i cili gjatë këtij 10-vjeçari ka fituar 915 mln dollarë nga dyluftimet e mëdha, me sportistë si Manny Pacquiao dhe Connor McCgregor. I dyti në listë vjen ylli botëror i futbollit dhe personi me më shumë ndjekës në rrjetet sociale Cristiano Ronaldo, që gjatë kësaj dekade ka fituar 800 mln dollarë.

Në podium është një tjetër futbollit me vetëm 50 mln dollarë më pak, Lionel Messi. Argjentinasi gjatë këtij 10-vjeçari ka fituar më shumë ‘Topa të Artë’ se askush tjetër. Në vendin e katërt është një basketbollit, Lebron James, që në llogarinë e tij ka shtuar 680 mln dollarë.

I pesti renditet renditet tenisti zviceran Roger Federer, i cili ka fituar 640 mln dollar, 300 prej të cilëve falë marrëveshjes me Uniqlo. Në vendin e gjashtë dhe të shtatë janë dy golfistët Tiger Woods dhe Phil Mickelson, me respektivisht nga 615 dhe 480 mln euro.

Në vendin e tetë është një tjetër boksier Manny Pacquaio, në të nëntin basketbollisti Kevin Durant, ndërsa mbyll renditjen në vendin e 10 piloti i Formula 1 Lewis Hamilton me 400 mln dollar.