Kuzhina shqiptare shkon në Lisbonë, prezantim mbreslënës i gatimeve tona

167

Festa e pavarësisë së Shqipërisë këtë vit është festuar edhe në Lisbonë, kryeqytet i Portugalisë. Qendra për Edukimin Kulinar (QEK), e drejtuar nga shefi i mirënjohur shqiptar Sokol Prenga, në kuadër të nismës DegustAlbania, e cila ka si qëllim promovimin e kulinarisë shqiptare në botë, sëbashku me Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Lisbonë, ishin organizatorët e këtij eventi që bëri bashkë komunitetin shqiptar në Lisbonë dhe përfaqësues të insitucioneve portugeze.

Eventi u zhvilluar në ambientet prestigjoze të Palacio dos Marqueses, ndërtuar në shekullin e XVII -të nga arkitekti i familjes mbretërore Diogo Marques Lucas. Sot, pallati, mikpret edhe Muzeun e Vlerave Universale, një hapsirë ku grupmosha të ndryshme kanë mundësinë e disa eksperiencave të vyera në fushën e të drejtave të njeriut.

“Është një nder shumë i madh për mua sot, të kemi këty dy shefa të mirënjohur shqiptar si Sokol Prenga dhe Oltion Veshi, të cilët na kanë bërë një prezantim mbreslënës të traditës kulinare shqiptare”– tha Konsulli De Carvalho në fillimin e fjalës së tij përshëndetëse.

Pas prezantimit të pjatave, nga shumica e krahinave shqiptare të shef Oltion Veshi, të pranishmit patën mundësinë e degustimit dhe vlerësimit maksimal të kuzhinës shqiptare. Më tej aktiviteti vijoji me një vizitë në Palacio dos Marqueses.