Në datën 5 Tetor aktivistët lokal të “Bird Eye” ndërmorën një fushatë pastrimi nga mbetjet në Lagunën e Patokut.
Kjo fushatë pastrimi do të pasohet dhe me disa të tjera duke larguar mbetjet nga natyra dhe ndikuar në ndërgjegjësimin e komunitetit lokal.
Aktiviteti u krye në kuadër të projektit “Krijimi dhe nxitja e mekanizmave lokal për ruajtjen e gjendjes natyrore të Lagunës së Patokut” zbatuar në bashkëpunim me Administratat e Zonave të Mbrojtura Qarku Lezhë, Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe Njësinë Administrative Fushë – Kuqe, Bashkia Laç.
Projekti i mbështetur nga REC Shqipëri në kuadër te programit “Shoqëri Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian”, financuar nga European Union in Albania.