Lajm i mirë/ Elbasan – Qafë Thanë do bëhet me 4 korsi, ja kur nisin punimet

135

Në nëntor do të nisin punimet për zgjerimin e aksit rrugor Elbasan -Qafë Thanë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën për ndërtimin e 5.3 kilometrave të para, punimet për të cilin do të nisin në Xibrakë deri në Mirakë.

Muaji nëntor është fillimi i punimeve për 5.3 km e para të këtij korridori. Aksi i parë Xibrakë-Mirakë do të jetë pjesërisht në gjurmë të reja dhe pjesërisht do të përdoret aksi i vjetër.

Paralelisht, ARRSH do të kryejë edhe një studim për ndërtimin e bajpasit në Elbasan me qëllim shmangien e qarkullimit në qytet.

Elbasan – Qafë-Thanë është segmenti kryesor që lidh juglindjen e vendit, dhe vitet e fundit ka njohur një rritje të ndjeshme të fluksit të qarkullimit.