Rehabilitohet blloku i banimit “Europa” në Shkodër

43

Në Shkodër janë drejt përfundimit të plotë punimet për rikualifikimin urban të bllokut të banimit “Europa” apo ish- “Podgorica” siç njihet në qytetin verior.

Ky investim në shumën 75 milionë lekë po bën të mundur përmirësimin e jetës së banorëve.

Bashkia ka bërë ndërhyrjen e plotë me ndërtim KUZ, KUB, rrjetin e ujësjellësit, shtresat asfaltike, ndriçimin LED, gjelbërimin, vendosjen e stolave për pushim dhe sinjalistikën rrugore.