Lajm i mirë/ Miratohet marrëveshja, Zvicra njeh sigurimet shoqërore të shqiptarëve

12

Parlamenti zviceran ka miratuar sot me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, njoftoi Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Marrëveshja e firmosur në Tiranë më 18 shkurt 2022 nga ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset, ju paraqit Parlamentit në gusht të këtij viti. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Më herët gjatë paradites, Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi miratimin e marrëveshjes në të njëjtën fushë edhe me Kroacinë. Marrëveshja do të hyjë në fuqi, sapo të miratohet nga parlamentet e të dyja vendeve dhe pritet të përfitojnë rreth 3 mijë shtetas shqiptarë.

Ndërkohë në korrik të këtij viti, Shqipëria dhe Italia kanë dakordësuar marrëveshjen teknike për njohjen e pensioneve mes dy vendeve, ndërsa në shtator nisi negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve.