Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është hapur për qarkullimin e automjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës.
Sipas njoftimit duke nisur nga ora 14:00 segmenti nga Rreth rrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.
Për disa ditë me radhë do të ketë prezencë të shtuar të policëve për të disiplinuar drejtuesit e mjeteve.
Për pak ditë do të hapet dhe tuneli tjetër tek “Shqiponja” dhe ky tunel do të lehtësojë shumë trafikun në atë zonë.