Lajmi i mirë/ KESH do prodhojë energji nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës

31

Lajm i mirë për sigurinë energjetike të Shqipërisë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nisë të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) vendosi sot të licencojë shoqërinë KESH sh.a në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i digës Qyrsaq në hidrocentralin e Vaut të Dejës, me kapacitet 5143 kWp.

Impianti fotovoltaik në digën e Qyrsaqit është vendosur në funksionim në shkurt të këtij viti.

Ndërtimi i këtij impianti është në funksion të nevojës për diversifikimin e portofolit të prodhimit të KESH sh.a nga burimet e rinovueshme të energjisë.

Objektiv kryesor i zhvillimit të këtij centrali është diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë elektrike nga KESH sh.a.