Lëngu që forcon sistemin imunitar dhe lufton të ftohtin dhe gripin

11

Vështirë të gjesh dikë që nuk i preferon agrumet me një shije të thellë, të thartë e të ëmbël në të njëjtën kohë. Ato janë bujare duke na dhënë vitaminën e nevojshme C për sistemin imuntar, që na ndihmon të luftojmë të ftohtin dhe gripin.

Shqipëria është me fat që ka agrume nga më cilësoret. Athtësia e limonëve të verdhë dhe atyre të gjelbër është e jashtëzakonshme për shëndetin e mëlçisë apo për përmirësimin e tretjes. Lexoni më poshtë rekomandimin e AgroWeb.org se si thjeshtësisht mund të kombinoni agrumet më të mira të stinës për një lëng që ju jep shije dhe shumë shëndet të mirë.

Përbërësit:

– 2 mandarina
– 1 limon i madh jeshil
– 1 limon i verdhë
– 2 kërcenj selinoje
– 4 gjethe spinaqi

Udhëzimet për përgatitjen në shtëpi

1. Lajini produktet me ujë të rrjedhshëm

2. Qëroni mandarinat dhe limonët

3. Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe shijoni lëngun dhe mushtin e tyre

Produkte të tjera zëvëndësuese

– Mandarinën mund ta zëvëndësoni me portokallin ose karrotën
– Limonin jeshil dhe të verdhë mund ta këmbeni me qitron
– Selinonë mund ta zëvëndësoni me kunguj të vegjël, majdanoz apo rrënjë selinoje
– Spinaqin mund ta zëvëndësoni me marulen ose pazinë./AgroWeb.org