Lezhë, ujësjellësi i ri furnizim 24 orë me ujë të pijshëm

574

Furnizimi me ujë të pijshëm i qytetit të Lezhës dhe zonave përreth nuk do të jetë më një problem shqetësues për qytetarët.

Investimi për ujësjellësin e ri, i cili ka nisur dy vite më parë po shkon drejt përfundimit.

Ky investim do të  garantojë furnizimin me ujë përgjatë 24 orëve.

Për ujësjellësin e ri të Lezhës janë investuar 12 milion euro fond ky i akorduar nga qeveria zvicerane në bashkëpunim me atë Gjermane.

Ky projekt mjaft i rëndësishëm ka prekur dhe fshatrat Balldre, Ishull-Lezhë dhe Ishull Shëngjin.

Burimi: Ora news