Linja e re ajrore Tiranë-Kretë, priten edhe dy destinacione të tjera

47

Në prag të sezonit turistik, aeroportit “Nënë Tereza” i është shtuar edhe një linjë e re direkte, ajo Tiranë-Kretë, e cila u vjen në ndihmë edhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë atje.

Krahas linjave direkte me Athinën dhe Kretën, shumë shpejt do të shtohen edhe fluturimet nga Tirana drejt Selanikut dhe Mykonos.