Llixhat e Peshkopisë, ndër më të mirat në Ballkan/ Punime për rehabilitimin e plotë të zonës

349

Zona e llixhave Dibër është atraksioni turistik i kësaj zone. Specialistë të fushës e kanë renditur ndër zonat më të mirat në Ballkan, prej vetive kimike që uji mbart dhe në një vit pret rreth 125 mijë vizitorë.

Në këtë drejtim Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Dibër si dhe nisur nga kërkesat e vazhdueshme të banorëve, dhe impaktit të lartë për shkak të numrit të vizitorëve po zbaton punimet për “Sistemimin e Përroit të Llixhave, segmenti Ura e Pazarit -Llixha dhe Rikualifikimi Urban i Zonës”. Aktualisht janë realizuar rreth 50% e punimeve për rehabilitimin e plotë të zonës.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, ndërhyrja fokusohet në 3 aspekte si;

  1. Sistemimi i Përroit të Llixhave
  2. Ndërtimi i shëtitores përgjatë përroit
  3. Ndërtimi i ambienteve rekreative përgjatë shëtitores

Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës publike, sipas të gjithë standardeve bashkëkohore dhe nxjerr në pah të gjithë potencialet e mëdha turistike.

Risjellim në vëmendje se kjo ndërhyrje ka gjithashtu si qëllim realizimin e një projekti estetik, me kujdes të shtuar që në përzgjedhjen e materialeve të ndërtimit, në mënyrë që të përshtatet më së miri dhe të ruajë identitetin dhe funksionalitetin në këtë zonë të mbrojtur.

Llixhat e Peshkopisë janë burimi natyror kryesor i Dibrës, që shfrytëzohet për vetitë kurative dhe i kthyer tashmë në një destinacion për turizmin kurativ. Burimet termale të Llixhave të Peshkopisë shfrytëzohen me kapacitet të plotë.

Në vijim të projektit, nisur nga numri i konsiderueshëm i vizitorëve ndërhyrja vjen në ndihmë dhe të iniciativave personale që prej tregtimit dhe prezantimit të produkteve vendase, e deri në ato agroturistike.