FOTOT/ Laçi me spital të ri, shihni pamjet e godinës moderne

30

Tashmë Laçi ka një spital të ri, modern,i rindërtuar dëmtimit nga tërmeti dhe që pritet të hapë dyert së shpejti.

Spitali i ri i Laçit do të fuqizohet gjithashtu me mjekë të rinj. Ministria e shëndetësisë thotë se me ardhjen e mjekut obstetër-gjinekolog, mund të bëjmë edhe lindjet në këtë spital.

Kapacitetet e këtij spitali janë deri në 40 shtretër. Godina 50-vjeçare, ku ushtronte aktivitetin Spitali i Kurbinit, u shpall e pabanueshme pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Rindërtimi i Spitalit Kurbin ka një vlerë totale investimi 2.8 milionë euro dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 2516 m2. Me ndërtimin e spitalit të ri, më shumë se 46 mijë qytetarë të Kurbinit do të përfitojnë shërbim shëndetësor sipas standardeve më të mira.