Lodhja e mëngjesit, mënyrat se si ta kaloni një sfidë të tillë

64

Lodhja e mengjesit është një fenomen që secili nga ne mund ta përjetojë në raste të ndryshme, por e rëndësishme është që për të kaluar një situatë të tillë të pimë një filxhan kafeje në mëngjes.

Një alternativë e mirë për kafe në mëngjes është çaji jeshil, i cili është plot me antioksidues ose çaj xhenxhefili që ndihmojnë kundër lodhjes.Njerëzit që vuajnë nga lodhja në mëngjes duhet të marrin parasysh nivelin e hekurit dhe magnezit në trup.

Hekuri luan një rol të rëndësishëm në transportin e oksigjenit, duke ruajtur një sistem të fortë imunitar dhe në sintezën e dopaminës. Të gjithë këta mekanizma janë të rëndësishme për një nivel të përshtatshëm të energjisë.

Mishi, thjerrëzat, çokollata e zezë, farat e lulediellit dhe farat e susamit janë të pasura me këto minerale. Për absorbimin e mirë të hekurit dhe imunitetin e fortë, marrja e vitaminës C nga agrumet, specat, manaferrat, brokoli dhe majdanozi është gjithashtu e rëndësishme.

Për mëngjes hani ushqime të pasura me karbohidrate komplekse dhe proteina, të tilla si buka, vezë, proshutë, pasi do t’ju japin energji për disa orë. Nga ana tjetër, shmangni pije të ftohta, bukën e bardhë dhe pastat e ëmbla në mëngjes, pasi këto ushqime vetëm sa do t’ju lodhin më vonë gjatë ditës.