Lonelyplanet magjepset nga bjeshkët e Namuna: Vendi i fundit me të vërtetë i egër në Europë

18

Me një botë kaq shumë pak të arritshme tani, ne po hedhim një vështrim përmes arkivit tonë për të rishikuar udhëtimet tona të kaluara dhe për të parë se si Lonelyplanet ka kaluar dekada duke eksploruar botën, me shpresën për ta kuptuar më mirë atë, shkruan Oliver Smith për https://www.lonelyplanet.com.

”Bjeshkët e Namuna kalojnë nëpër kufijtë e tre vendeve, Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë.

Për çdo alpinist që kalon natën në fshatra të tilla si Thethi, Shqipëria krijon përzierje krejt të ndryshme: shijen e mjaltit nga kosheret e shumta mbi bukën e sapopjekur, rrëketë e ftohta malore që rrjedhin nën urat osmane, përplasjen e filxhanëve kinezë të mbushur me kafe të fortë turke, përshëndetjet e barinjve që çojnë kopetë e tyre për të kullotur.

Pasi një nate të kaluar në Theth, guida shqiptare më çon drejt Luginës së Valbonës nëpër një kalim shkëmbor.

Sa më lart që ngjiteshim, pamja zgjerohej në modalitetin IMAX: kështjella shkëmbore gjigante, livadhe ngjyrëblu nën avujt e nxehtësisë, me shqiponjat që fluturojnë nga rrymat e ngrohta ajrore të Adriatikut.

Nga pika më e lartë e qafës, shihet qartë se Bjeshkët e Namuna janë një vendet e fundit të virgjëra në Ballkan.

Diku në kufijtë poshtë jetojnë ujqër e arinj të murrmë dhe, sigurisht, rrëqebulli ballkanik i rrezikuar në mënyrë kritike.

“Këto male janë ndoshta vendi i fundit me të vërtetë i egër në Europë”, thotë guida.