Lulzimi i bujqësisë, eksportet arriten në 23.6 miliardë lekë

136

Eksportet bujqësore për 9-mujorin 2018 janë regjistruar me rritje në vlerë prej 9.9%  apo 2.2 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare në total, për periudhën Janar-Shtator 2018, eksportet arritën në rreth 23.6 miliardë lekë nga 21.4 miliardë lekë që kanë qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Nga katër sektorët që përfshijnë eksportet bujqësore, peshkimi ka pasur rritjen më të madhe, duke u regjistruar në vlera si asnjëherë më parë, me 34.6 për qind më shumë.

Më pas është renditur blegtoria, një sektor që vitet e kaluara nuk ka performuar mirë, por që këtë 9-mujor ka regjistruar 11.8 për qind rritje.  Po ashtu trend pozitiv ka pasur edhe agro industria me 8.7 për qind si dhe në fund bujqësia me 3 për qind.  Ndryshe nga vitet e mëparshme ku zëri “bujqësi” ka udhëhequr tregtinë me jashtë, në 9 muajt e parë të 2018, ajo që bie në sy është kapërcimi i sektorëve të tjera kundrejt këtij bujqësor. Ndërsa sa i takon si vlerë eksportesh, agro industria zë vendin e parë me 10.1 miliardë lekë në total.

Vlera Mln lekë                           %

9 – mujori  2017    9 – mujori  2018

Blegtoria      647     724            11.8

Peshkimi      2.838  3.821        34.6

Bujqësia       8.614  8.868         3.1

Agro industri 9.364  10.175     8.7

TOTALI     21.463   23.588       9.9