Mbi 100 të rinj, do punojnë me 60 mjeshtrat e gurit në mënyrë që të trashëgohet kjo mjeshtri

592

100 çirakë, të rinj të apasionuar pas gdhendjes së gurit, drurit dhe materialeve të tjera do të punojnë krah 60 mjeshtrave për të mësuar  teknikat e ndërtimit dhe restaurimit.

Projekti i mundësuar nga një sërë partneresh ndërkombëtarë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe atë të Mirëqenies Sociale, do t’u ofrojë të rinjve 6 muaj trajnim në Korçë, Gjirokastër e Berat me qëllim trashëgimin e këtyre mjeshtërive tek brezat e rinj.

Në kohën kur arti i gdhendjes së materialeve duket si një mjeshtëri në zhdukje, të rinjtë po përpiqen të ruajnë vlerat e trashëgimisë kulturore.

rrug-kala-1

22_1 dsc01254 dsc01260