Ja çfarë atmosfere kanë krijuar fëmijët në Memaliaj me rastin e Krishtlindjes

353

Të gjithe kanë një ndjesi të veçantë gjatë kohës së Krishtlindjes, por ata që entuziasmohen më shumë janë fëmijët. Femijët që jetojnë në qytetet e vogla periferike nuk kanë mjaftueshëm evente dhe mundesi për të shijuar Krishtlindjen.

Megjithatë, për fëmijët e qytetit të vogël të Memaliaj kishte menduar Kisha Ungjillore e këtij qyteti. Në këtë aktivitet morën pjesë 160 fëmijë të grupmoshës 5-12 vjeç. Pjesë e këtij aktiviteti festiv ishin edhe një grup fëmijësh nga Tepelena. Gjatë këtij aktiviteti festiv, u shpjegua kuptimi i Krishtlindjes, simbolika e pemës së Krishtlindjes.

Gjithashtu ky aktivitet kishte këngë për fëmijë, lojra dhe njëkohësisht bashkëveprim mes aktorëve dhe fëmijëve në publik. Kjo festë për fëmijët e këtij qyteti u organizua nga Kisha Ungjillore e Memaliaj në bashkëpunim me grupin Teatror ‘Kuklandia’.

[fbvid]https://www.facebook.com/poshqiperia/videos/1038214689657327/[/fbvid]