Mbi 164 mijë fëmijë përfituan bonusin e bebes

3

Prej janarit të vitit 2019 mbi 164 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, program universal në mbështetje të të porsalindurve.

Deri tani janë mbështetur mbi 164 mije fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2019.

Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.

Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen, duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.

Për fëmijën e parë bonusi është 40,000 lekë, për fëmijën e dytë 80,000 lekë dhe për fëmijën e tretë e më shumë 120,000 lekë.

/ata.gov.al