Me plis në kokë, 150 shqiptarë shërbejnë në Policinë e Nju Jorkut

99

Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë rreth 150 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria”.

Të mbledhur të hënën në mbrëmje në mjediset e departamentit të policisë së Nju Jorkut ata kremtuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit në qytetin më të madh të Amerikës.

Para 15 vitesh, vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju Jorkut.

“Sot jemi 150 policë shqiptarë këtu. Jemi lidhur bashkë të formojmë grupin “Illyrian Society” që ta mbajmë në mend dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin çdo ditë. Krenari e madhe është që jemi shqiptarë, që po festojmë sot këtu sepse familjet na mësuan, të flasim shqip, që ne jemi shqiptarë dhe të vdesim shqiptarë”, tha për Zërin e Amerikës, Lutfi Dalipi, kapiten në Policinë e Nju Jorkut, transmeton Po.al

Numri i shqiptarëve, ishte arsyeja e festës së organizuar nga shoqata “Illyrian Society”, në këtë qytet amerikan.

Në aktivitetin e parë të organizuar në selinë qëndore të policisë së Nju Jorkut nga shoqata “Illyria foli edhe komisionieri i policisë së Nju Jorkut, James O’Neill, i cili nuk falenderoi vetëm policët për shërbimin../Burimi Zeri i Amerikes