Me sytë nga fshati, mbi 60 kërkesa të reja për subjekte agroturistike në 2018

180

Programi 100+ fshatrat, ka nxitur kërkesën dhe interesin e subjekteve për ngritjen e qendrave agroturistike, bujtinave apo inkubatorëve që plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore për gatimet në kushtet e shtëpisë në të gjithë vendin.

Deri tani janë 44 kërkesa të reja për ngritjen e qendrave agroturistike në fshatrat e programit 100+, 13 kërkesa për bujtina dhe 4 kërkesa të tjera për inkubatorë ushqimorë.

Kjo shifër përbën një trefishim krahasuar me një vit më parë dhe përbën një numër më të madh se tre vitet e mëparshme të mbledhura së bashku.

Ndikimi kryesor për këtë lulëzim të këtij lloji aktiviteti janë mbështetja përmes skemave dhe lehtësive fiskale të miratuara së fundmi. Këto përfshijnë fondin prej 2.5 milionë eurosh për zhvillimin rural dhe diversifikimin ekonomik, TVSH e ulur për strukturat akomoduese në 6%, tatim fitimi në vetëm 5%, si dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë zero.