Merret vendimi/ Shqipëria do të hapë shkollat në shtator, ja si do zhvillohet mësimi

153

Këtë shtator Shqipëria do të hapë shkollat, edhe pse nuk është vendosur ende për datën e saktë.

Vendimi është bërë i ditur nga ministria e Arsimit që tha se ka një plan konkret për hapjen e shkollave, sipas protokolleve të sigurisë. Plani parashikon zhvillimin e mësimit në kushtet e distancimit social, në kushtet e protokolleve të sigurisë si dhe vlerësimin dinamik të situatës.

Kjo e fundit nënkupton se nëse do të ketë shpërthime të epidemisë në ndonjë shkollë, ajo do të mbyllte. Po ashtu, kur ka mbingarkesë në shkolla do të ketë kombinim të turneve dhe mësim on-line.

Çdo shkollë do të dezinfektohet dhe pastrohet. Do të krijohen kushtet e distancimit social dhe do të ketë kontrolle të vazhdueshme.

Eksperienca me hapjen e kopshteve dhe çerdheve, tregon se hapja e shkollave është e mundur. Studimet shkencore kanë treguar se fëmijet, nuk janë as transmetues dhe as bartës të sëmundjes, me përjashtim të disa rasteve të rralla.

Gjithsesi, sitatuata do të ndiqet hap pas hapi dhe në shkollat përhapje të COVID, do merret masa e mbylles se tyre, por jo e gjithë sistemit.

Hapja e shkollave krijon edhe lehtësira për prindërit, ndërsa ndikon pozitivisht edhe në jetën sociale të nxënësve.