Microsoft, 40 milionë dollarë për krizat humanitare

172

Kompania Microsoft ka ndërmarrë një fushatë në ndihmë të  krizave të vazhdueshme humanitare që vijnë nga fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu, sipas saj.

Kompania ka ndërmarrë programin “AI for Humanitarian Action”, një program i ri pesëvjeçar prej 40 milionë dollarësh që synon rritjen e potencialit të inteligjencës artificiale në shërbim të ndërhyrjeve të menaxhimit emergjent për mbrojtjen e fëmijëve, refugjatët si dhe për promovimin e respektit për të drejtat e njeriut.

Programi do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat humanitare dhe joqeveritare dhe siguron përdorimin e subvencioneve, investimeve teknologjike dhe kompetencave të përbashkëta.

Ky është propozimi i tretë i Microsoft-it në kontekstin e iniciativës “AI for Good” e nisur në korrik 2017, që synon qasjen demokratike dhe shpërndarjen e gjerë të përfitimeve që lidhen me të. Iniciativa deri më tani ka arritur shifrën e 115 milionë dollarëve investim.