Miratohet ‘karta e qytetarit’, më shumë të drejta e shërbime publike

113

Është miratuar me vendim qeverie karta e të drejtave të qytetarit për përfitimin e shërbimeve publike në zyrat e administratës.

Karta e qytetarit përshkruan në detaje të drejtën e informimit, të drejtën e ruajtjes së informacionit, të drejtën për të marrë shërbim në mënyrë transparente, të drejtën e tërheqjes nga kërkesa, të drejtën e konsultës përpara se të bëjnë një shërbim, të drejtën për trajtim të barabartë në ofrimin e shërbimeve publike etj.

Referuar vendimit, të drejtat e parashikuara në këtë kartë janë të zbatueshme për ministritë e linjës dhe institucionet e tjera përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve publike, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Duke siguruar një bazë të drejtash për qytetarët dhe sipërmarrësit,  synohet përmirësimi i cilësisë dhe efektivitetit të ofrimit të shërbimeve publike nga administrata shtetërore.