Miratohet shpërblimi për Vitin e Ri, ja sa lekë do të marrin pensionistët

246

Pensionistët e Shqipërisë do të përfitojnë edhe këtë fundvit shpërblim.

Sipas informacionit zyrtar të qeverisë fondi në dispozicion është 34 milion dollarë.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, deri në qershor të këtij viti janë gjithsej 657.904 pensionistë, 539.289 urban dhe 118.615 rural.

Sipas llogarive të kryera, çdo pensionist do të përfitojë një shumë prej rreth 5000 lekësh shpërblim.