Mjekë të cilët janë specializuar në vendet perëndimore, zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre.
Edhe neurokirurg Adrian Ndroqi, i cili është specializuar në Londër në Britaninë e Madhe, ka zgjedhur të punojë pranë shërbimit të Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Ai zgjodhi të kthehet në Shqipëri e të shërbejë në spitalet e vendit pas një specializimi të suksesshëm.