Hapet shtëpia e parë për të rinjtë pa kujdes prindëror

116

Një qendër e re rezidenciale e modelit shtëpi-familje, e dedikuar për të rinjtë 16-18 vjeç pa kujdes prindëror u hap për herë të parë në Shkodër.

Organizimi i shërbimit rezidencial në institucione, sipas grupmoshës 16-18 vjeç, në apartamente shtëpi – familje, u ndërmor si hap nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi deri më sot fëmijë të moshave të ndryshme ndanin të njëjtën hapësirë, çka cënonte krijimin e kushteve optimale për një zhvillim normal të fëmijës.

Politikat mbështetëse për grupet në nevojë do të vijojnë, duke financuar me buxhetin e vitit 2019 më shumë se 3 milion dollarë për programin e përkujdesit social në 29 shtëpitë e foshnjës, fëmijës, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.