Moment historik! Shqipëria merr zyrtarisht drejtimin e OSBE

39

Shqipërisë iu dorëzua sot Kryesia e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë për vitin 2020.

Misioni shqiptar në Vjenë bën të ditur se, “sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Kryesisë së kësaj organizate”.

Kryesia e kësaj organizate iu ambasadorit të Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, Igli Hasani.

Shqipëria ka marrë Kryesinë e ardhshme të OSBE-së, organizatës së përbërë nga 57 vende anëtare, të cilën ajo do ta drejtojë përgjatë gjithë vitit 2020.