Moti i keq: Edhe Bashkia Shkodër ofron akomodim për përsonat në kushte rruge

774

Bashkia e Shkodrës në kuadrin e përkeqësimit të motit si pasojë e uljes së temperaturave ka përgatitur dhe vënë në funksion ambjente të përshtatshme për pritjen dhe akomodimin e individëve në nevojë dhe në situatë rruge.

Aktualisht shërbimet emergjente; strehim, ushqim dhe veshmbathje po ofrohen për 4 persona. Shërbime të tilla do të vazhdojnë të ofrohen në ditët në vazhdim në bashkëpunim me organizatat partnere të shoqërisë civile.