Në këtë situatë të vështirë, shpresojmë që disa nga rezultatet e kamerave-kurth të vendosura në malin e Munellës nga PPNEA t’ju përmirësojnë ditën.
Për të katërtin vit radhazi një nga individët e rrëqebullit të Ballkanit që strehohet në Malin e Munellës është fotografuar nga kamerat automatike. Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) vazhdon të mbijetojë në rajonin e Munellës, zonë e cila, strehon gjitarin më të rrezikuar në vend dhe nënllojin më të rrallë të rrëqebullit në Botë.
Munella na surprizon edhe më tej, pasi të dhënat e po vërtetojnë se në këtë rajon tashmë janë prezent të katër karnivorët e mëdhenj të pranishëm në Shqipëri. Në të njëjtën kamerë dhe shteg ku është fotografuar rrëqebulli, në lartësinë 1500 m mbi nivelin e detit, kemi dhe fotografim të ujkut (Canis lupus) dhe të çakallit (Canis aureus)./ Informacioni nga Protection and Preservation of Natural Environment in Albania