Nata e ndërrimit të viteve tejmbush Korçën me vizitorë, asnjë vend i lirë në hotele

112

Dekori dhe atmosfera e krijuar në muajin e fundit të vitit, e ka shndërruar Korçën në qytetin e festimeve dhe të ngjyrave gazmore.

Qindra qytetarë e vizitorë i ndesh të shëtisin në qytetin e ndriçuar që urojnë njëri-tjetrin në prag të ndërrimit të viteve.

Mesohet se 30 njësitë e akomodimit në këtë qytet, me mbi 500 shtretër fjetjeje, tashmë janë të prenotuara për festën e ndërrimit të viteve.

Shtimi i ndjeshëm i numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj ka bërë që bashkia e korçës të organizojë aktivitete të cilat do të jenë në aktivitet të plotë këto ditë.

Amvisat korçare kanë nisur punën për gatimet tradicionale të festës së ndërrimit të viteve. Rrugët janë të hapura për mysafirët dhe hoteleria në gatishmëri. Korça ju mirëpret!