Ndërhyrja kirurgjikale me rrugë laparoskopike, risi në sistemin publik shëndetësor

3

Ekipi i mjekëve dhe infermierëve të Spitalit Universitar Obstretik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, kohët e fundit po kryejnë në mënyrë rutinë ndërhyrje kirurgjikale me rrugë laparoskopike.

Më shume cilësi, kohë më e pakët qendrimi në spital por me rezultate më të larta. Mirënjohje ekipit të mjekëve Prof. Dr Eliona Demaliaj dhe Dr. Fatjon Balla, Dr. Zef Delia, Dr. Besnik Shabani, mjekeve specializante Marinela Lica dhe Ersilda Dedja si dhe infermiereve Manjola Bega dhe Fatjona Sulejmani.

Prof. Dr Eliona Demaliaj, drejtore e SUGJ “Mbretëresha Geraldinë“ tregon se në shërbimin e Gjinekologjisë bëhet një punë për t’u lavdëruar

“Sfidat e këtij shërbimi dhe mjekëve që marrin pjesë në këtë shërbim janë të mëdha. Kemi një numër të lartë ndërhyrjesh dhe kështu ka qenë gjithmonë, por kemi një përvojë jo të gjerë sa i përket ndërhyrjes laparaskopike”, u shpreh Demaliaj.

Doktoresha thotë se prej më shumë se dy vitesh ne kemi ecur me hapa të mirë drejt ndërhyrjeve miniinvazive endoskopike laparaskopike.

“Kjo për faktin se duam të kemi komplikacione më të pakta dhe më pak ditë qëndrimi në spital dhe më pak antibiotikoterapi. Kemi synim të ecim më shumë, që ndërhyrjet që janë në fazat e para si karcinomat e fazës së pare, të trajtohen nëpërmjet laparaskopisë. Duam të ecim në këtë drejtim për të krijuar përvojën tone”, thotë Demaliaj.

Dr. Fatjon Balla, shprehet se ndërhyrjet e sferës së gjinekologjisë me rrugë laparaskopike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

/ata.gov.al